SHBA – Trump; Dua të përfshihem në zgjedhjen e pasardhësit të Khameneit, djali i tij i papranueshëm

UASHINGTON, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi në një intervistë me Axios se ai “duhet të jetë i përfshirë në zgjedhjen e pasardhësit të Ali Khameneit në Iran.
“Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, tha Trump në një intervistë me Axios.
Trupat tokësore nuk janë pjesë e planit për Iranin, por Donald Trump nuk po e përjashton këtë mundësi, përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Donald Trump po vlerëson në mënyrë aktive rolin e Shteteve të Bashkuara në Iran pas luftës’’, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. /os/