E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Gjysmëhëna e Kuqe raporton 4 000 ndërtesa civile të shkatërruara në Iran

TEHERAN, 5 mars /ATSH-DPA/- Më shumë se 4 000 ndërtesa civile janë shkatërruar nga bombardimet amerikane dhe izraelite në Iran, raportoi sot Gjysmëhëna e Kuqe.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane postoi në Telegram se 3 646 ndërtesa banimi dhe 528 njësi biznesi ishin prekur nga sulmet.

Organizata humanitare deklaroi se 14 objekte të kujdesit shëndetësor ishin goditur gjithashtu, duke përfshirë spitale dhe qendra rehabilitimi.

“Tre spitale u detyruan të ndërprisnin operacionet si rezultat i sulmeve”, tha organizata.

Në ditën e gjashtë të luftës, dëshmitarët okularë në Teheran, fillimisht raportuan më pak sulme me raketa sesa në fillim të javës.

Videot në mediat sociale treguan dëme në ndërtesa në zonat e banuara të metropolit, dhe shtëpitë e rreth 15 milionë njerëzve.

Objektet sportive në Teheran u shënjestruan gjithashtu nga sulmet me raketa SHBA-Izrael.

Ndër të tjera, një stadium i vogël në qendër të qytetit u shkatërrua. Sipas raporteve të pakonfirmuara, atje ruheshin pajisje ushtarake. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›