SHBA – Trump: Evropa të përqendrohet te Ukraina, jo te Groenlanda, përndryshe tarifa!

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të përqendrohen te Rusia dhe Ukraina, jo te Groenlanda.
Në një intervistë me NBC News, presidenti amerikan përsëriti se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për të vendosur tarifa të mëtejshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për ishullin.
“No koment”, u përgjigj Donald Trump një pyetjeje nga NBC News në lidhje me qëllimet e tij për të përdorur forcën ushtarake në Grenlandë.
Një zëdhënës i kancelarit gjerman Friedrich Merz tha se vendet evropiane janë të vendosura të përgjigjen me kundër-tarifa nëse SHBA-ja vendos detyrime shtesë, por shtoi se blloku së pari do të ndjekë përpjekjet diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin.
“Kërcënimet e tarifave nga presidenti i SHBA-së nuk janë të pranueshme. Ai po përshkallëzon një konflikt tregtar në të cilin nuk mund të ketë fitues”, tha Stefan Cornelius në konferencën për media të qeverisë. /os/