SHBA – Trump: Gjashtë të vdekur pas sulmit ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në brigjet e Venezuelës

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ushtria amerikane ka vrarë gjashtë persona në një sulm ndaj një anijeje që dyshohet se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike.
“Sulmi ndodhi pranë brigjeve të Venezuelës, në ujërat ndërkombëtare”, shkroi Trump ne “Truth Social”.
“Shërbimi i inteligjencës i konfirmoi se anija ishte e lidhur me rrjetet e drogës dhe po udhëtonte në një rrugë të njohur kontrabande”, tha Trump, duke shtuar se asnjë forcë amerikane nuk ishte plagosur.
Gjatë javëve të fundit, ushtria amerikane ka qëlluar vazhdimisht mbi anijet e dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Më shumë se 20 persona thuhet se janë vrarë në këto sulme.
Masa e SHBA-së ka nxitur shumë kritika, pjesërisht pasi qeveria amerikane fillimisht nuk dha informacion mbi bazën ligjore për veprimet e saj.
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane të ushtrojë vetëpërmbajtje.
Sipas medias amerikane Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në një konflikt të armatosur me kartelet e drogës.
“Qeveria amerikane i klasifikon kartelet e drogës ose kontrabandistët e tyre të dyshuar si luftëtarë të paligjshëm”, thanë raportet.
“Administrata Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste”, raportoi “New York Times”. //a.i/