UASHINGTON – Trump: SHBA-ja duhet të jetë e kujdesshme me Kinën

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të kujdesshme me Kinën, megjithëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë të drejta, sipas “Reuters”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me Kinën. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Xi (Jinping), por ndonjëherë ajo vihet në provë, sepse Kina pëlqen të përfitojë nga të tjerët dhe nuk mund të përfitojë nga ne. Por kemi një marrëdhënie të drejtë me Kinën dhe mendoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Trump gjatë një takimi me presidentin argjentinas Javier Milei në Shtëpinë e Bardhë. /Ad.Ab./