E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nëntë anëtarë bien dakord për shtatë miliardë dollarë ndihma për Gazën

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në takimin inaugurues të Bordit të Paqes se nëntë anëtarë bien dakord të premtojnë një shumë të kombinuar prej shtatë miliardë dollarësh për ndihmën në Gaza, sipas AP.

”Nëntë anëtarë bien dakord të premtojnë një shumë të kombinuar prej shtatë miliardë dollarësh për ndihmën në Gaza”, deklaroi Trump.

”Bordi i Këshillit të Paqes është i hapur për çdo vend”, theksoi ai.

“Ne kemi bërë një punë vërtet të mirë. Disa nga këta udhëheqës, që janë me ne, më ndihmuan shumë”, shtoi Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›