E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Bordi i Paqes do të mbikëqyrë Kombet e Bashkuara

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Bordi i Paqes do të “mbikëqyrte” Kombet e Bashkuara deri në një farë mase, sipas “NBC News”.

“Bordi i Paqes do të mbikëqyrë “pothuajse” Kombet e Bashkuara dhe do të sigurohet që ato të funksionojnë siç duhet”, tha Trump.

Disa vende shprehën hezitim për t’u bashkuar menjëherë me Bordin e Paqes për shkak të shqetësimeve se ai mund të zëvendësojë OKB-në.

Pavarësisht kritikave të tij ndaj OKB-së, Trump tha në fjalimin e tij, se SHBA-ja do të mbështeste OKB-në dhe do të sigurohej që ajo të mbetej e qëndrueshme.

“Ne do t’i forcojmë Kombet e Bashkuara”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ne do të sigurohemi që objektet e saj të jenë në rregull. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe kanë nevojë për ndihmë financiare. Ne do t’i ndihmojmë ata financiarisht dhe do të sigurohemi që Kombet e Bashkuara të jenë të qëndrueshme”, theksoi presidenti amerikan. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›