SHBA – Trump: Nëse më ndodh gjë e keqe, Irani do të borbardohet si kurrë më parë

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH – ANSA/ – Irani “na ka kërkuar të vazhdojmë bisedimet. Ne kemi pranuar ta bëjmë këtë, por Shtetet e Bashkuara ua kanë bërë të qartë, pa asnjë mëdyshje, se armëpushimi ka përfunduar”. Kështu shkruan Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.
Donald Trump ka deklaruar gjithashtu se ka “lënë udhëzime” për rastin kur Irani do të arrinte të realizonte planin e tij për ta vrarë.
Presidenti e tha këtë për gazetën New York Post, duke saktësuar se ka lënë porosi që “nëse do të ndodhë diçka, ata duhet të bombardohen me një fuqi që nuk është parë kurrë më parë”.
Kur u pyet për paralajmërimin e Izraelit lidhur me një plan iranian për ta vrarë, presidenti u përgjigj: “Jo, jo. Izraeli nuk ka gjetur asgjë. Unë jam numri një në listën iraniane të personave që duhen eliminuar prej një kohe shumë të gjatë”, theksoi ai. /os/