E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nisëm një tjetër ekip për negociata për Gazën

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti Donald Trump deklaroi se një tjetër ekip amerikan u nis për të marrë pjesë në negociatat për Gazën, duke shprehur shpresë për një marrëveshje.

“Sigurisht që do të flasim për Gazën. Jemi në negociata shumë serioze”, tha Trump në Zyrën Ovale së bashku me Mark Carney, kryeministrin e Kanadasë që ndodhet atje në vizitë.

“Mendoj se ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është diçka edhe përtej situatës në Gaza. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ekipi ynë është atje tani, një ekip tjetër u nis për atje”, theksoi Trump.

Trump tha se çdo vend në botë ka mbështetur planin e tij 20-pikësh për Gazën që përfshin lirimin e të gjithë robërve izraelitë në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›