E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA - Trump: Republikanët do të dalin më mirë nga sa pritet në zgjedhje - ATSH -

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish besimin për fitoren e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit që zhvillohen sot në Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se rezultatet do të jenë më të mira nga sa mendoni”, deklaroi Trump në një intervistë për televizionin Fox News.

Ai tha se ishte i bindur që partia e tij do të ruajë shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.

Miliona amerikanë po votojnë për të përcaktuar përbërjen e dy dhomave të Kongresit amerikan.

Megjithëse vetë presidenti Trump nuk është kandidat në këto zgjedhje, rezultati i tyre konsiderohet si një referendum mbi politikat e administratës së tij.

Zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë gjithashtu kushtet politike në cilat Trump do të qeverisë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit presidencial./  /Ad.Ab./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›