E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Rreziku i dështimit të takimit me Putinin është 25%

UASHINGTON, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaska të premten, në lidhje me luftën në Ukrainë do të dështonte me një rrezik prej 25%.

“Ky takim do të hapë rrugën për një tjetër, por ka një shans, 25%, që ky takim (në Alaska) të mos jetë një sukses”, tha presidenti amerikan gjatë një interviste me Fox News Radio.

Pritet që nesër në mbrëmje Trump dhe Putin të takohen në bazën amerikane ”Elmendorf-Richardson”./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›