FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sërish të burgosur

KIEV/MOSKË, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina dhe Rusia kanë kryer një tjetër shkëmbim të burgosurish, njoftoi presidenti Volodymyr Zelensky.
“Një shkëmbim i ri, 84 persona”, shkroi Zelensky në kanalin e tij Telegram.
Zelensky falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e tyre në organizimin e shkëmbimit.
Stafi ukrainas për Çështjet e të Burgosurve të Luftës tha se ky ishte shkëmbimi i 67-të që nga fillimi i luftës.
Ai u zhvillua një ditë para se presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin të takohen për një samit në shtetin amerikan të Alaskës.
Kievi tha se 33 ushtarë ukrainas dhe 51 civilë ishin kthyer.
Shkëmbimi u zhvillua në kufirin me Bjellorusinë./ /os/