E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Rusia duhet të lëvizë, shumë njerëz po vdesin në këtë luftë të pakuptimtë

UASHINGTON, 11 prill /ATSH-ANSA/  – Rusia duhet të lëvizë, sepse shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

”Kjo luftë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president”, deklaroi Trump në rrjetin e tij Social Truth duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff ka udhëtuar në Rusi për bisedime me udhëheqjen ruse – ndërsa përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të siguruar një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë janë bllokuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se Witkoff kishte mbërritur në Rusi.

Kremlini tha se Putini do të kryesonte sot një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm në Moskë – i fokusuar në çështjet që lidhen me flotën detare ruse./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›