SHBA – Trump: Sulmi hakmarrës i Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, shumë i dobët

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-DPA/- Sulmi hakmarrës me raketa i Iranit ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar ishte “shumë i dobët”, tha sot presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
“Falënderoi Teheranin që i bëri Uashingtonit një njoftim të hershëm për raketat e lëshuara sot drejt Bazës Ajrore al-Udeid, në kryeqytetin e Katarit, Doha”, tha Trump.
Presidenti amerikan shprehu besimin se sulmi, i cili nuk rezultoi në viktima, do të ishte i fundit i Iranit.
“Ndoshta Irani, tani mund të vazhdojë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, tha presidenti Trump.
Trump tha se nga Irani ishin lëshuar 14 raketa, 13 prej të cilave ishin “rrëzuar” ndërsa një tjetër ishte drejtuar në një “drejtim jo kërcënues”.
“Asnjë amerikan nuk u plagos, dhe nuk u shkaktua ndonjë dëm”, shkroi ai.
Gjatë fundjavës, SHBA-ja goditi tre centrale bërthamore kryesore në Iran – në mbështetje të Izraelit. //a.i/