SHBA – Trump i drejtohet Musk: Pa subvencione do të duhej ta mbyllnit biznesin tuaj

UASHINGTON, 1 korrik /ATSH-ANSA/- Elon Musk mund të marrë më shumë subvencione se çdo njeri tjetër në histori për biznesin e tij të automjeteve elektrike, tha presidenti i SHBA-se, Donald Trump në një reagim ndaj kritikave të miliarderit per projektligjin e tarifave.
“Pa subvencione, Elon ndoshta duhet të mbyllë biznesin dhe të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”, tha Trump në “Social Truth” pasi Musk sulmoi presidentin amerikan në një postim në X, në lidhje me projektligjin e shpenzimeve – i cili pritet të votohet në Senatin e SHBA-së.
“Mjaft me lëshimet e anijeve kozmike, satelitët apo prodhimin e automjeteve elektrike, dhe vendi ynë do të kursente një shumë të madhe. Ndoshta duhet t’i kërkojmë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë – DOGE, ta shqyrtojë këtë me kujdes? Shumë para për të kursyer”, kërcënoI Trump.
Përplasja mes Musk dhe Trump, që tashmë është kthyer në një luftë të hapur fjalësh, nisi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth projektligjit për taksat dhe shpenzimet.
Presidenti Trump synon të realizojë premtimet e tij elektorale përmes këtij ligji, ndërsa Musk kërkon shkurtime më të mëdha të shpenzimeve.
Projektligji është ende duke u shqyrtuar në Senat. Nëse miratohet, ai do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump ka ushtruar presion mbi kritikët republikanë për ta miratuar atë.
Kundërshtarët konservatorë financiarë, si Musk, e kanë kritikuar ligjin duke argumentuar se ai shkurton shumë shpenzimet dhe rrit kufirin e borxhit.
Zyra e Pavarur për Buxhetin në Kongres vlerëson se projektligji i Senatit do t’i shtojë 3,3 trilionë dollarë deficitit buxhetor gjatë 10 viteve të ardhshme. /Ad.Ab/ /a.i/