E Martë, 3 Nëntor 2026

METEO – Thyhet rekordi, Spanja regjistron temperaturat më të larta, Franca shpall gjendjen e emergjencës

MADRID/PARIS, 1 qershor /ATSH-DPA/- Temperaturat u rritën të shtunën në 46 gradë Celsius në El Granado në kufirin e Spanjës me Portugalinë, duke vendosur një rekord të ri në qershor.

Temperaturat përtej kufirit në Portugali u rritën gjithashtu, dhe Barcelona shënoi një rekord prej 37,6 gradësh Celsius në qershor, pavarësisht afërsisë me detin.

Zyra e motit AEMET e Spanjës parashikoi se vala e nxehtësisë do të zgjaste deri të mërkurën – me mot më të freskët që pritet të enjten.

Në Francë, u shpall një gjendje emergjente në të gjithë vendin, me shërbimin e motit “Météo France” që shpalli nivelin më të lartë të kuq për 16 rajone, përfshirë Parisin.

Temperaturat pritet të rriten në 41 gradë Celsius në këto rajone. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›