E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump kërcënon me tarifa 200% për verërat franceze, pas refuzimit të Macron për Bordin e Paqes

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi dje se do të vendosë tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjat franceze, në përgjigje të refuzimit të homologut të tij Emmanuel Macron për t’iu bashkuar me Bordit të Paqes për Gazën.

“Do të vendos tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjat e tij. Dhe ai do ta pranojë këtë. Por, nuk është i detyruar ta pranojë”, u tha ai gazetarëve në Florida.

Zyrtarë pranë presidentit francez, Emmanuel Macron i thanë dje AFP-së se Franca “nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht” në këtë fazë ndaj ftesës për t’iu bashkuar Bordit të Paqes./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›