E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, goditet sektori i energjisë dhe ai bankar

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, duke synuar sektorin e energjisë dhe atë bankar, me kufizime të reja ndaj disa subjekteve, individëve dhe anijeve tanker.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se po shpall “një rrjet individësh, subjektesh dhe anijesh përgjegjëse për transportin e qindra miliona dollarëve gaz të lëngshëm të naftës (LPG) me origjinë iraniane” drejt përdoruesve në Azinë Jugore dhe Lindore.

Sipas Thesarit, ky gaz është “fshehur me qëllim si LPG omani”.

Në këto sanksione synohen 12 subjekte, prej të cilëve pesë të regjistruara në Ishujt Marshall, katër në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një në Kinë.

Po ashtu janë vendosur sanksione ndaj gjashtë anijeve, duke përfshirë katër tankera me flamur panamezë.

Përveç kësaj, sanksione janë vendosur edhe ndaj shtëpisë së këmbimit iranian “Mehrdad Geramian Nik and Partners Company” dhe drejtuesve të saj, si dhe ndaj të tjerëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›