E Diel, 1 Nëntor 2026

SIRI – Të paktën tetë të vdekur dhe 18 të plagosur pas shpërthimit në një xhami

DAMASKË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Të paktën tetë persona kanë vdekur pas një shpërthimi që tronditi një xhami në Sirinë qendrore të premten, thanë sot autoritetet shëndetësore siriane.

Besohet, se ky është sulmi i parë që synon një xhami në Siri – që nga përmbysja e sundimtarit të gjatë Bashar al-Assad vitin e kaluar.

“Tetëmbëdhjetë persona të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit në Xhaminë Imam Ali në qytetin qendror të Homsit”, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA.

Ministria e Brendshme e përshkroi sulmin si një “bombardim terrorist” dhe tha se kishte filluar një hetim për të gjetur autorët.

“Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve javore myslimane”, shtoi ministria. Shpërthimi u shkaktua nga pajisje shpërthyese të vendosura brenda xhamisë, tha një burim sigurie.

Imazhet e transmetuara treguan kaos brenda xhamisë si rezultat i shpërthimit. “Xhamia frekuentohej nga komuniteti minoritar alavit gjatë faljes të së premtes”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi.

Qeveria siriane kohët e fundit ka rritur operacionet e sigurisë kundër organizatës terroriste Shteti Islamik dhe besnikëve të al-Asaad. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›