E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI i AKSH-it/ Biznesmeni Gentian Lika në SPAK, në fokus tenderat dhe lidhjet me Ermal Beqirin

Gentian Lika, paraqitet në shoqërinë e avokatit në Prokurorinë e Posaçme.

Emri i tij përmendet në dosjen e AKSH-t si një nga përfituesit e tenderëve të këtij institucioni.

Ai është paraqitur pranë SPAK paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ende nuk ka informacion mbi thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, apo nëse do t’i komunikohet ndonjë akuzë nga ana e organit procedues.

Të martën e 19 majit, u paraqit në SPAK edhe ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ e cila iu zbut me vendim të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa GJKKO i pakti caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›