E Martë, 3 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Trump bëhet gjysh për herë të 11-të

UASHINGTON, 16 maj /ATSH-DPA/ – Nipi i 11-të i presidentit amerikan, Donald Trump u lind dje, njoftoi vajza e tij, Tiffany Trump.

“Mirë se vini në botë djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos”, shkroi nëna për herë të parë në platformën e mediave sociale X.

“Të duam pafundësisht! Faleminderit që erdhe në jetën tonë!”, shtoi ajo.

Tiffany Trump, e cila ka një diplomë në drejtësi, është vajza e Donald Trump dhe gruas së tij të dytë, Marla Maples.

Ajo është e martuar me biznesmenin Michael Boulos dhe më parë ka punuar si këngëtare dhe modele.

Trump tashmë ka disa nipër e mbesa. Djali i tij i madh, Donald Trump Jr, ka pesë fëmijë me ish-gruan e tij Vanessa./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›