E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina humbet avionin e tretë luftarak F-16

KIEV, 16 maj /ATSH-DPA/ – Ukraina humbi kontaktin me një avion luftarak F-16 të prodhuar në SHBA gjatë një operacioni, thanë raportet zyrtare.

Kjo do të ishte hera e tretë që Forcat Ajrore të Ukrainës humbasin këtë avion ushtarak të sofistikuar.

”Piloti doli nga avioni ndërsa po mbrohej nga një sulm ajror”, deklaruan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Mësohet se ai nuk është në rrezik për jetë.

Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me fatin e F-16.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë F-16 dhe i mori njësitë e para në verën e vitit 2024.

Avionët amerikanë u furnizuan nga Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia.

Më vonë, Ukraina mori edhe avionë francezë ”Mirage”.

Kievi përdor avionë luftarakë kryesisht për t’u mbrojtur nga sulmet ruse me raketa dhe dronë.

Në mesin e prillit, një pilot vdiq gjatë një misioni.

Moska më vonë konfirmoi rrëzimin e një aeroplani luftarak F-16.

Për më shumë se tre vjet, Ukraina është mbrojtur nga një pushtim rus me mbështetjen e Perëndimit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›