E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK: Një vit burg për Sonila Qaton! Ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

SPAK shpalli pretencën për ish-drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, e akuzuar për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, si dhe për ish-zyrtarët e tjerë.

Ata u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike.

Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Kallëzimi penal për Qaton u bë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se ishte përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga gara./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›