E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu: Mori 8 mijë euro për të ushtuar ndikimin e tij në një çështje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka lëshuar masë sigurie ndaj avokatit Besart Logu, i cili akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

Burime për RTSH bëjnë me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se ka marrë 8 mijë euro nga një klient, duke i premtuar se do të përdorte ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje gjyqësore.

Hetimet ndaj Logut janë në zhvillim, ndërsa Prokuroria e Posaçme pritet të japë detaje të tjera mbi rastin në vijim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›