SPAK çon në gjyq 10 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes tyre Mërtiri dhe Zoto

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga fraksionet e dosjes së inceneratorit të Tiranës, duke dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq të 10 të pandehurve.
Mes të pandehurve përfshihen edhe Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen në këtë çështje.
Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.
/rtsh.al/