E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK dhe Antimafia e Barit aksion të përbashkët, goditet rrjeti kriminal ndërkombëtar, prangosen 10 persona

Prokuroria e Posaçme realizoi një operacion në bashkëpunim me Antimafian e Barit në Itali, ku goditi një grup kriminal të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Në total u firmosën 15 masa sigurie, nga të cilat 10 “arrest me burg” prej të cilave 6 të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri, 1 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

Masa e sigurisë i është komunikuar në Itali kreut të grupit kriminal Igli Kamberit, i arrestuar në Korrik 2025, autor i vrasjes së një 26-vjeçari atje.

Paratë e grupit kriminal silleshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti, ku njëra dërgesë e kapur ishte 690 mijë euro.

Në Shqipëri u arrestua Ergys Kastrati alias Bishja, që ishte në kërkim, gruaja e tij, Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të pista.

SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tyre, për automjete, 10 llogari bankare, shoqëri tregtare dhe 680 mijë euro cash.

Këto pasuri i përkasin Nevila Kamberit (që është gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi,  gruas së Ergys Kastratit dhe bashkëpunëtorëve: Bardhok Gjergji, Saimir pirra, Sokl Fusha dhe Edi Brahaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›