E Diel, 1 Nëntor 2026

SPOK, sëmundja që prek mushkëritë, mjekja: Diagnostikimi i hershëm ndihmon në menaxhimin e saj

SPOK është një ndër sëmundjet më të zakonshme respiratore e cila ndikon në frymëmarrje dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Mjekja pneumologe, Genta Smaja shpjegon faktorët kryesorë që rrisin rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

“Është një patologji pulmonare mjaft e shpeshtë, e cila karakterizohet nga simptoma respiratore të vazhdueshme dhe bllokimi i parë i kthyeshëm i rrugëve ajrore i shkaktuar kryesisht nga ekspozimi ndaj duhanpirjes. Faktorë të tjerë risku siç janë ndotja e ajrit”, tha mjekja.

Njohja e simptomave është thelbësore për diagnostikimin në kohë dhe dallimin e SPOK-ut nga sëmundje të tjera. Megjithëse është një sëmundje kronike, SPOK-u mund të menaxhohet.

“Ndërkohë zakonisht, SPOKU shfaqet te meshkuj të cilët janë duhanpirës mbi 40vjeç. Ndërkohë, zakonisht, SPOKU shfaqet te meshkujt duhanpirës mbi 45 vjeç. Terapia anti-inflamatore është bazë, së bashku me fizioterapinë respiratore dhe rehabilitimin pulmonar. Në rastet më të rënda, fatkeqësisht, pacientët detyrohen të marrin oksigjenoterapi edhe në kushte shtëpie, në mënyrë ambulatore”, tha mjekja.

Trajtimi i rregullt mbetet element kyç për të parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta, veçanërisht te personat me faktorë rreziku, pasi diagnostikimi i hershëm ndihmon në menaxhimin më të mirë të SPOK-ut dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Gazetare: B. Cina            

/rtsh.al/              

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›