SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për blerje votash për PSD-në

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, dhe ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e dosjes në gjykim.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur disa ditë më parë, pasi dyshohet se ka blerë vota në zgjedhjet vendore në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD). Atij iu komunikua akuza “korrupsion ne zgjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal.
Sipas burimeve nga GJKKO, kërkesa e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Vendimi i saj do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë në proces gjyqësor të plotë.