E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK, operacion në Shkodër dhe Tiranë kundër grupit të Rrajave/ Arrestohet Bledar Çafi, në kërkim Indrit Dokle

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Heimit ka nisur një operacion të koduar “Muri i Lartë” në Shkodër dhe Tiranë, në kuadër të një hetimi të zhvilluar prej kohësh për një grup të strukturuar kriminal.

Deri më tani, mësohet se janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër, ku është arrestuar Bledar Çafi.

Ndërkohë, forcat e policisë po kryejnë kontrolle në Tiranë për ekzekutimin e një mase tjetër sigurie për Indrit Doklen, i cili nuk është gjetur në banesë.

Operacioni lidhet me hetimet e SPAK ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit të njohur si “Rrajat”. Çështja është hetuar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›