E Diel, 1 Nëntor 2026

SPANJË – Të paktën katër të vdekur nga shembja e një skele

MADRID, 3 mars /ATSH-DPA/- Të paktën katër persona kanë vdekur në Spanjën veriore pas shembjes së një skele.

“Aksidenti ndodhi në plazhin shkëmbor të El Bocal, në veri të Santander, kryeqytetit të provincës së Cantabria-s”, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit detar të Cantabria-s.

“Dy persona janë ende në kërkim në orët e para të mbrëmjes”, tha ai.

“Midis viktimave ishin tre gra”, sipas agjencisë së lajmeve “Europa Press”, kanalit televiziv RTVE dhe mediave të tjera, të cilat cituan forcat e shpëtimit.

Informacionet  rreth identitetit të viktimave nuk u zbuluan fillimisht.

Shkaku i aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 4:30 pasdite mbeti i paqartë, fillimisht.

Sipas autoriteteve, gjithsej shtatë persona u prekën nga incidenti.

Të gjithë ranë në det kur skela u shemb. Dy prej tyre u nxorën të gjallë nga uji, por një grua më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Santander.

Incidenti ndodhi në një skelë midis plazhit të El Bocal dhe Institutit Spanjoll të Oqeanografisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›