STAMBOLL – NATO rrëzon raketën iraniane që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë

STAMBOLL, 13 mars /ATSH/- Forcat e NATO kanë rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga Irani, e cila kishte hyrë në hapësirën ajrore të Turqi, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes, sipas “NewsWeek”.
Sipas autoriteteve, raketa u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun lindor.
Turqia theksoi se do të marrë masa të vendosura ndaj çdo kërcënimi që prek territorin dhe hapësirën e saj ajrore.
Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave që një raketë iraniane rrëzohet mbi territorin turk.
Në një incident të mëparshëm, mbetje të raketës ranë në një zonë të hapur pranë qytetit Gaziantep, pa shkaktuar viktima.
Turqia, anëtare e NATO-s që prej vitit 1952, ndan një kufi të gjatë me Iranin dhe ka rritur gatishmërinë ushtarake për shkak të tensioneve në rajon. //a.i/