STAMBOLL – Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 ballë Rihter

STAMBOLL, 23 prill /ATSH/- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 ballë i shkallës Rihter goditi sot Stambollin, njoftoi në faqen zyrtare Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Njerëzit mund të shiheshin duke u larguar nga ndërtesat ndërsa tërmeti goditi dhe tronditi ndërtesat në qytet.
Tërmeti i fuqishëm i ndodhur në orën 12:49 është ndjerë në një pjesë të madhe të Rajonit Marmara.
Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) tha se tërmeti kishte një magnitudë 6,02 ballë.
“Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometra”, tha GFZ. //a.i/