E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala: Bashkëpunim me Italinë për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano u takua me presidentin Gustavo Galmozzi.

Gjatë takimit Sala dhe Gustavo diskutuan për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri.

“Diskutuam për bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca”, theksoi Sala, në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se ky partneritet strategjik është i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.

Shqipëria po hedh hapa konkretë drejt modernizimit të shërbimit onkologjik, duke synuar standarde europiane në trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Gjithashtu Shqipëria dhe Italia do të zgjerojnë bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e protokolleve të trajtimit dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›