E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore: Shfrytëzimi i shkencës në forcimin e kujdesit ndaj kancerit

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në Vjenë, Austri, zhvilloi një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Shqipëria ka një vizion të qartë, shfrytëzimin e shkencës për të forcuar kujdesin ndaj kancerit, mjekësinë bërthamore dhe sigurinë nga rrezatimi”, tha Sala në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se “po forcojmë programin kombëtar të radioterapisë si pjesë e ngritjes së Institutit të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit”.

“Në partneritet me Agjencinë, ne po investojmë te njerëzit dhe tek inovacioni i sigurt, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe duke vendosur standarde për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore”, tha Sala.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›