E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore do të forcojë kapacitetet

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Në Ditën Botërore të Konsumatorit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vuri në dukje angazhimin e institucioneve për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve.

Në një mesazh me rastin e kësaj dite, u shpreh se nën sloganin e këtij viti “Produkte të sigurta, Konsumatorë të sigurt”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon përkushtimin për të siguruar standarde të larta të sigurisë ushqimore.

Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë realizohen 1 945 teste të akredituara sipas standardit ISO 17025:2017, duke monitoruar cilësinë e produkteve ushqimore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore për vitin 2026 do të forcojë kapacitetet laboratorike dhe institucionale në këtë sektor.

Ai theksoi se puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në kuadër të Kapitullit 12 synon të garantojë më shumë siguri për konsumatorët dhe të rrisë besimin ndaj produkteve shqiptare, në rrugën drejt objektivit “Shqipëria 2030”.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›