E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla në Gjermani, bashkëpunim për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, mori pjesë në takimin me partnerët evropianë në kuadër të projektit “EU4FoodSafety”, një ndër nismat më strategjike për përmbushjen e Kapitullit 12 të negociatave të anëtarësimit.

Ministri Salla bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe modernizimin e bizneseve ushqimore sipas standardeve të BE-së, hapa thelbësorë për integrimin evropian dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

“Me mbështetjen e BE-së dhe bashkëpunimin gjerman për zhvillim, po avancojmë me rezultate të prekshme dhe po forcojmë rrugën e Shqipërisë drejt tregut të përbashkët evropian”, tha ai.

Ministri Salla gjatë vizitës në Gjermani - Foto: MBZHR 1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›