E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i PPE Volonte Bashkepunimi rrit shanset per integrimin ne BE

Gjate punes te samitit te Partive Popullore Europiane PPE eurodeputeti italian Luca Volonte deklaron se Shqiperia ka punuar shume mire vitet e fundit.

Shqiperia duhet te vazhdoje ne kete drejtim dhe jam shume i kenaqur qe partia opozitare po merr pjese aktive ne reformat qe kerkojne 2/3 e votave ne Parlament. Mundesia qe te diskutohen dhe te behen reforma te reja nuk eshte vetem ne doren e Partise Demokratike te Kryeministrit Berisha por edhe te Partise Socialiste. Shpresoj qe kjo qasje e re e opozites pergjegjshmeria e saj ndaj kombit duhet te vazhdoje edhe ne ardhmen dhe ne kete drejtim Shqiperia mund te kete shanset qe te mund te behet anetare e BE shprehet Volonte.

Edhe deputeti gjerman ne Parlamentin Europian Elmar Brok eshte i te njejtit opinion me Volonte. Ai ka nenvizuar se Shqiperia ka bere progrese te madha.

Mendoj se Qeveria eshte ne rrugen e duhur por ende shume pune mbetet per tu bere per zhvillimin ekonomik apo ngercin politik. Opozita duhet te levize gjithashtu ne drejtimin e duhur shprehet Brok.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›