E Hënë, 2 Nëntor 2026

Saro pret ambasadoren e Vietnamit: Vullnet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Laura Saro priti në një takim zyrtar ambasadoren e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.

Gjatë takimit, Saro prezantoi një panoramë të klimës së investimeve në Shqipëri, duke theksuar prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe roli që AIDA luan në nxitjen e investimeve të huaja dhe promovimin e potencialit ekonomik të vendit.

Të dyja palët shprehën vullnetin për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Vietnamit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët si tregtia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia.

Saro dhe Huong e vlerësuan takimin si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe një mundësi për të identifikuar projekte konkrete investimesh që mund të sjellin përfitime për të dy vendet.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›