E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salla: Serrat me mbrojtje biologjike, drejtimi i ri i bujqësisë shqiptare

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një vizitë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë.

Gjatë takimit me punonjësit e qendrës, ministri Salla theksoi rëndësinë e këshillimit profesional për fermerët, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë nga agronomët e zonës për rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.

Në kuadër të vizitës, ministri vizitoi edhe serrat eksperimentale ku aplikohet mbrojtje biologjike, ku pa nga afër dhe vlerësoi rezultatet e një modeli të suksesshëm që pasqyron drejtimin e ri të bujqësisë shqiptare: prodhim të lartë dhe cilësi konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

1 nga 14

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›