E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretet e arkes se qeveriseJa fondet e munguara

Te tjera rreth shkrimit Mjaft zbulon genjeshtrat e Qeverise Nga viti i pare fiskal pas ardhjes ne pushtet ne 2005 dhe deri me sot qeverite e kryeministrit Berisha kane premtuar gjera te parealizueshme me synimin e qarte per te fituar votat gjate fushatave elektorale dhe me pas nuk u ka dhene shtresave me ne nevoje fondet e premtuara sic del edhe nga raporti Monitorimi Publik i Ministrive 2009-2010 i hartuar nga levizja Mjaft ku eshte analizuar buxheti i shtetit menyra e hartimit dhe zbatimit te tij.

Shqetesimi kryesor mbi buxhetin e shtetit eshte perdorimi i tij ne menyre te ndryshme nga premtimet elektorale. P.sh. kompensimi ne vlere i ish-te perndjekurve politike dhe ish-pronareve eshte nje premtim i forte i qeverise para zgjedhjeve te vitit 2009.

Qeveria akordoi 1 miliarde leke ne vitin 2008 per kompensimin e ish-te perndjekurve politike e dyfishoi kete ne vitin 2009 kur qene zgjedhjet dhe e reduktoi serish ne nivelin e vitit 2008 ne vitin pasardhes. E njejta gje ka ndodhur edhe me fondet per ish-pronaret te cileve iu akordua 500 milione leke qe nuk u shperndane ne vitin 2008 ndersa plani u tejkalua me tre here ne vitin 2009 dhe ne vitin 2010. Fondet per ish-pronaret ne vitin 2010 u shpenzuan te gjitha ne muajt gusht dhe tetor nderkohe qe fushata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›