E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen në Kamëz pasuri me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Britani për kultivim narkotikësh

Sekuestrohen në Kamzë pasuri me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim të bimëve narkotike me llamba.

“Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve”, njoftoi policia.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›