Sekuestrohen një hotel dhe një godinë pa leje në Ksamil

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Prokuroria e Sarandës sekuestroi sot “Central Park Premium Hotel” me pesë kate pa leje në Ksamil si dhe një objekt pranë tij, me një kat pa leje me 52.2 m2.
Ndërkohë u caktua masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin K.P.
Këto masa u kërkuan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve mbi procedimin për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shpërdorim detyre parashikuar nga Kodi Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë njoftoi se po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.
/m.m/j.p/