Sërish alarme për bombë në Evropë, një avion ulet në Lisbonë, një tjetër devijon në Venecia! Kërcënime edhe në redaksitë e mediave irlandeze
Të tjerë alarme me bombë janë shënuar ditën e sotme në fluturimet në Evropë, pas kaosit të një dite më parë.

Sipas mediave italiane, një fluturim nga Roma drejt Lisbonës shkaktoi një operacion sigurie në aeroportin portugez, pasi avioni u ul rreth orës 08:00 të mëngjesit të së premtes. Autoritetet po verifikojnë besueshmërinë e kërcënimit.
Një tjetër alarm u regjistrua në një fluturim nga Praga drejt Romës, pas një telefonate anonime në kullën e kontrollit të aeroportit Fiumicino. Avioni u devijua drejt Venecias, ku autoritetet nisën kontrollet e sigurisë.
Ndërkohë, kërcënime me bombë kanë shkaktuar edhe evakuimin e disa mediave në Irlandë. Policia ndërhyri në selinë e transmetuesit publik RTE në Dublin, ndërsa u evakuuan gjithashtu stafi i Irish Independent, Newstalk, Today FM dhe Virgin Media.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të vlerësuar rrezikun e kërcënimeve.