E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet ura në Indi, 2 të vdekur dhe 32 të plagosur, disa persona të zhdukur

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë zhdukur pasi një urë mbi një lumë u shemb në një zonë turistike të njohur në shtetin perëndimor indian të Maharashtra-s, sipas Press Trust of India.

Kryeministri i Maharashtras, Devendra Fadnavis, tha se 32 persona u plagosën, 6 prej të cilëve në gjendje kritike.

Ai tha se deri më tani janë shpëtuar gjashtë persona.

???? BREAKING: Old bridge collapses over Indrayani River in Pune’s Kund Mala! ???? Several tourists feared drowned as rescue teams battle strong currents. Heavy rains worsen crisis. #PuneTragedy ????????#Pune #punenews #PuneRains #IndrayaniRiver pic.twitter.com/QsDeI6mSub

— PuneNow (@itspunenow) June 15, 2025

Struktura, e cila ishte e mbyllur për trafikun e automjeteve, por ende e aksesueshme për këmbësorët, ishte bërë një pikë e rëndësishme për turistët.

Vendasit thanë se kishin ngritur shqetësime më parë në lidhje me sigurinë e urës, e cila ishte rinovuar rreth katër deri në pesë vjet më parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›