Lë emigracionin për vendlindjen, i riu hap bujtinën në fshatin e tij në Mokër të Pogradecit

Rrodokali i Poshtëm, është një nga fshatrat e krahines se Mokrës të Pogradeci fshat ky që ruan ende frymën e vjetër të jetës rurale. Si shumë zona të thella është prekur nga emigracioni.
Por duket se jo të gjithë largohen për të mos u kthyer. Danjel Novaku, një i ri i kthyer nga emigracioni, ka vendosur të investojë në fshatin e tij duke ndërtuar një bujtinë.
Danjeli thotë se pas 17 vitesh emigrim ka vendosur të mos ikë më, në bujtinë ai ka tri dhoma, një kuzhinë tradicionale, dhe një furrë guri ku gatuhen ushqime të zones.
Banorët e fshatit e mirëpresin këtë nismë. Ata shpresojnë që rikthime të tilla të sjellin më shumë jetë dhe vëmendje ndaj zonës veçanërisht për rrugët, që ende mbeten problem.
Danjeli synon që në të ardhmen të ndërtojë edhe shtepiza druri, për ta zgjeruar kapacitetin e pritjes./vizionplus.tv