E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi Social Shtetëror: Ndryshimet për pagesat e personave me aftësi të kufizuara zbatohen me efekt nga 1 korriku

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Shërbimi Social Shtetëror ka bërë të ditur se ndryshimet që lidhen me përfitimet e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë janë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, datë 22 korrik 2026.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Përfituesit do të marrin pagesat sipas vlerave të reja duke nisur nga 1 gushti 2026, së bashku me diferencën për muajin korrik.

Shërbimi Social Shtetëror falenderon çdo përfitues për mirëkuptimin dhe i siguron se zbatimi i këtij vendimi do të kryhet në mënyrë të plotë, duke garantuar respektimin e të drejtave për çdo qytetar.

/gj.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›