E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes fqinjëve në Fier, plagoset 41-vjeçari, një në pranga

Një sherr mes fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e një 41-vjeccari dhe arrestimin e autorit. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për hetimin e krimeve kundër personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç.

Dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›