E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr për pronat në Divjakë, 58-vjeçari dhunon vëllanë, i vjen në ndihmë edhe një 57-vjeçar

Një sherr për motive pronësie ka përfunduar me përdorimin e armës në Divjakë, fatmirësisht pa të lënduar.

Policia bën me dije se rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›