Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit.
Sipas policisë, shtetasi K.L., 19 vjeç, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv