E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherr për pronat në Lezhë, xhaxhai kërcënon të vrasë nipin me armë zjarri, ndërhyn policia

Një sherr banal me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Mëriq të Lezhës.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se në konflikt për arsye pronash janë përfshirë dy persona, xhaxhai dhe nipi. Mësohet se 67-vjeçari Pjetër Nika në debat e sipër me nipin, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka kërcënuar këtë të fundit.

“Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Leshës dhe Forcave “Shqiponja”  është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›